Qendra e Kompetencës "11 Marsi" Prizren , është shkolle profesionale , e cila numëron gjithësej 16 profile , të ndara në 4 lëmi të punës, e pajisur me kabinete në nivele evropiane për profilet përkatëse. Shkolla e Mesme Teknike (e asaj kohe) e nisi punën në Prizren në fillim të viteve të 60-ta me 117 nxënës, me nje profil të vetëm, ate të ndërtimtarisë. Dy paralele me 73 nxënës ishin në gjuhen serbe dhe një paralele me 44 nxënës u hap në gjuhën shqipe edhe pse numri i të interesuarve ishte shumë më i madh. Me kalim të kohës, me bashkëpunime të shumta, Nga shkollë e lartë "11 Marsi" u bë një qendër e kompetencës, me investime të shumta nga firma të ndryshme si vendore ashtu dhe internacionale. Sot me diplomë të kësaj shkolle (qendre), nxënësit mund t'i hapin bizneset e tyre, apo të kenë një përparësi punësimi ndaj të tjerëve. Çdo vit shkolla jonë po avancohet më shumë dhe do të vazhdojë kështu për plotë vite të ardhshme.
Regjistrime Çdo Vit
Studentë
Profile të avancuara
Diplomë e njohur në evropë
Orientimi në drejtimin e duhur është një ndër pikat kryesore të karrierës. Pse mos të filloni t'i avanconi aftësitë e juaj profesionale në shkollën tonë?
Në çdo moment teknologjia po avancohet në çdo mënyrë, pse mos ta ndiqni atë duke punuar me teknologjitë e përsosura nga afër?
Mësimi pa praktikë, Praktika pa mësim nuk japin efekte maksimale. Në shkollën tonë, juve i'u ofrohen mundësi shumë të mira që njohuritë e juaja mësimore t'i tregoni nëpër punë praktike.
Është e qartë që në shkollën tonë merren bazat e zanateve, nxënësit marrin plot njohuri të zanateve të ndryshme.
Në fund të shkollimit tuaj, ju do të ndaheni plotësisht të kënaqur me diplomën tuaj!