RRETH NESH

Q.K "11 MARSI"

Qendra e Kompetencës "11 Marsi" Prizren, është shkollë profesionale, e cila numëron gjithësej 16 profile , të ndara në 4 lëmi të punës, e pajisur me kabinete në nivele evropiane për profilet përkatëse.
Shkolla e Mesme Teknike e nisi punën në Prizren në fillim të viteve të 60-ta me 117 nxënës, me nje profil të vetëm, ate të ndërtimtarisë. Dy paralele me 73 nxënës ishin në gjuhen serbe dhe një paralele me 44 nxënës u hap në gjuhën shqipe edhe pse numri i të interesuarve ishte shumë më i madh.
Në ato kohë emri i shkollës nuk ishte "11 Marsi", por quhej "Gani Qavdërbasha" Çdo vit numri i nxënësve rritej në shkollën tonë, me investime të shumta nga firma të ndryshme, Shkolla e Mesme Teknike e morri emrin "Qendra Kompetencës".
Qendra e Kompetencës "11 Marsi" , ka një histori të gjerë bashkëpunimesh dhe ende ka bashkëpunime me firma të mëdha vendore dhe poashtu evropiane . Falë këtyre bashkëpunimeve , nxënësit e shkollës tonë mund të punësohen me diplomë të shkollës së mesme , jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë. Këto 16 profile janë secila më e veqantë se tjetra , me lënde profesionale të niveleve evropiane.

Regjistrimet

Secili nxënës/e, i cili ka mbaruar shkollën fillore dhe ka kaluar testin e arritshmërisë mund të paraqitet për regjistrim në Qendrën e Kompetencës "11 Marsi"


Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë me këto dokumente:


  1. - Dëftesë të shkollës fillore (Dokument origjinal)
  2. - Certifikatë e testit të arritshmërisë (Dokument origjinal)
  3. - Certifikatë të lindjes (Dokument origjinal)